Jeta e heroit te popullit Shefqet Peçi është një kalendar
i gjatë trimërie.
I lindur më 30 Qershor 1906 në fshatin malor të Picarit në
Gjirokastër, ai u maturua shpirterisht qyush në moshë të
njomë, 14 vieç ai do te merte pjesë në Luftes e Vlores,
për mbrojtjen e saj nga okupatori. Koha do të avanconte dhe
ai do të gjente rugen e vet të vërtetë në shërbim
të atdheut.
Më 1924 luftoi në Revolucionin Democratik të drejtuar nga Fan
Noli. Nuk qëndron gjatë në ushtrinë e mbretit Zog
si oficer duke parë shtypjen dhe injorancën që mbretëronin
në radhët e saj. Për veprimtarinë e tij antizogiste është
arestuar e burgosur dhe u çmobilizua si oficer nga radhet e ushtrisë.
Më 1937 behet një nga krerët ushtarakë kunder monarkisë
fashiste prandaj dhe u burgos. Dy vjet më vonë, kur monarku
i hapi portat e shqipërisë fashizmit italian, Shefqet Peçi
mer pjesë në luftën antifashiste si drejtues i lëvizjes
studentore të qytetit Elbasan. Lufta Antifashiste Naçionalçlirimtare
e përfshiu në gjirin e sajë Shefqet Peçin. Kjo ishte e
natyrshme, pasi një atdhetar si ai ketë kohë priste.
Qe në muajt e parë të vitit 1942 vihet në krye të formacioneve
luftarake partizane dhe behet antar i Partisë Comuniste. Si komisar dhe
komandant i çetave dhe batalioneve të para partizane në Zonën
e Parë Operative Vlorë-Gjirokaster, do të shpaloste jo vetëm
trimërinë dhe guximin etij, por edhe përvojen, aftësitë
dhe talentin si komandant.
Besnikëria ndaj idealeve të shenjta të Luftës Antifasciste
Naçionalçlirimtare si dhe aftësitë e tij drejtuese qenë
të dhëna të besueshme për ti ngarkuar detyra të larta
dhe me përgjegjës. Shefqet Peçit iu ngarkua drejtimi i Brigates
së Pestë Sulmese Partizane. Më pas zv/komandant i Divizjonit
të Parë Sulmues Partizan.
Shefqet Peçi la emer të mirë dhe të paharuar edhe në
trevat jashte kufijve shtetërorë ku ai luftoi. I ngarkuar me detyrën
e komandantit të shtabit të forcate të Ushtrisë
Naçionalçlirimtare për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit
(ne neri të vendit) ai tregoi edhe pjekuri të lartë politike
në trajtimin dhe zgidhjen e shumë problemeve në atë zonë.
Ndërkohe pas çlirimit të Gjakovës dhe Prizrenit, ai ngarkoet
me detyren e Komandantit të Korparmatëssë Tretë Sulmuese,
duke shpalosur dhe ketu aftësitë e një ushtaraku ë Zotë.
Mbas çlirimit ai punoi me ndërgjegje të lartë dhe pa u
lodhur, në të gjitha detyrat, fillimisht ushtarake, pastaj në
poste të larta shtetërore. Ka kryer detyrën si Ministër
i Minierave, Ministër i Komunikazioneve e P.T.T., President i Kontrollit
të Shtetit. Ka qenë deputet i Kunvëndit Popullor në të
gjitha legjislaturat deri më 31, mars 1991. Më 1970 u zdjodh
Zv/President i Presidiumit të Kunvëndit Popullor.
Në perjudhën e fundit të veprimtarisë së tji ka mubluar
detyrën e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve
të Luftës Antifashiste Naçionalçlirimtare të
Popullit Shqiptar, 1982-92.
Për meritat dhe luftën e tji heroike, veç shumë dekoratave
të tyera, i eshte akorduar medalja e artë me motivazion “ HERO
I POPULLIT ” si dhe nderimi më i lartë ushtarak demokratik “
GIUSEPPE GARIBALDI ”.
Me gjithë punën e tji të ngjeshur dhe intensive, Shefqet Peçi
ka shkruar disa libra me teme nga Lufta Naçionalçlirimtare, si
edhe poezi të panumërta, ku shpalosen ndyenyat e tji të pastra,
të sinqerta dhe dashuria për njerzit, për natyrën,
jetën e fshatit, deshmoret e luftës, të shprehura me një
karakter të thellë popullor.
Shefqet Peçi e nisi bukur jetën e tji, dinjitoze e vazhdoi, madhërishëm
e mbylli.
Në një moshë pothuaj shkullore, rregjimi i Berishës e
akuzoi dhe e burgosi në mënyrë absurde. Kur luftonte për
çlirimin e Kukesit (në veri të Shqipërisë), kolaboracionistët
shqiptarë të nazistëve tradhëtisht, prapa krahëve vranë
47 partizanë të Brigatës së Pestë në moshë
rinore dhe 64 Kosovarë që ishin liruar nga burgu nazist, në kohën
që ata ishin duke pushuar, me bukë në gojë. Në kundërpergjigje
u vranë 21 kolaboracionistet të nazistëve. Pasardhësit e
këtyre, nëpërmjet urdhërit politik të Brishës
u hakmorrën duke e burgosur Shefqet Peçin në gjëndje shumë
të rëndë shëndetësore, me këmbë të frakturuar,
duke ë rrëmbyer nga shtëpia me barel, në gjëndje kome
dhe me serum. Kështu antifashisti, antizogisti, heroi legjendar popullor,
mbas burgimeve nga regjmi i Zogut dhe fashizmi, riburgoset edhe nga rregjimi
i ashtuquaytur “democratik” i Berishës. Por, trimi
nuk mund të tjetërsohet. Ai dijti ti bëjë sfidë regjimit.
Deklaroi publikisht se e kishte për nder të vdiste në burgun
e Berishës. Dhe spalli grevën e urise dhe atë juridike, duke
deklaruar se; « në trupin tim nuk pranoj as ushqim dhe as ilaçet
e fashizmit ». Kështu vendosi dhe kështu qëndroi deri në
fund. Mbas 12 ditësh burgim ai mbylli sytë në mënurën
që dijë të zgjedhin trimat, duke ngelur i pavdeksëm në
zemrën e popullit, për të cilin ai shkiu tërë jetën
e tij! Vdekja në burg mbetet mister që dota zgjidhë koha dhe
historia.
Varrimi i tij u bë me madhështi, siç e meritante, në
praninë e mijra pjesmarësve, nga bashkëluftetarët, familjarët,
miqtë, e shokët e tij, por edhe nga shumë të panjohur, nga
gjithe spektri politik shqiptar. Jehonën e vdekyes së tij në
burg e përcollën shumë gazeta e medja të pavarura shqièptare
e të huaja.
TIRANË, 10.07.1996

|
page
visited
times |