SHEFQET PEÇI, “HERO I POPULLIT“ SHQIPTAR
VDES NE BURGUN E BERISHES

Jeta e heroit te popullit Shefqet Peçi është një kalendar i gjatë trimërie.
I lindur më 30 Qershor 1906 në fshatin malor të Picarit në Gjirokastër, ai u maturua shpirterisht qyush në moshë të njomë, 14 vieç ai do te merte pjesë në Luftes e Vlores, për mbrojtjen e saj nga okupatori. Koha do të avanconte dhe ai do të gjente rugen e vet të vërtetë në shërbim të atdheut.
Më 1924 luftoi në Revolucionin Democratik të drejtuar nga Fan Noli. Nuk qëndron gjatë në ushtrinë e mbretit Zog si oficer duke parë shtypjen dhe injorancën që mbretëronin në radhët e saj. Për veprimtarinë e tij antizogiste është arestuar e burgosur dhe u çmobilizua si oficer nga radhet e ushtrisë. Më 1937 behet një nga krerët ushtarakë kunder monarkisë fashiste prandaj dhe u burgos. Dy vjet më vonë, kur monarku i hapi portat e shqipërisë fashizmit italian, Shefqet Peçi mer pjesë në luftën antifashiste si drejtues i lëvizjes studentore të qytetit Elbasan. Lufta Antifashiste Naçionalçlirimtare e përfshiu në gjirin e sajë Shefqet Peçin. Kjo ishte e natyrshme, pasi një atdhetar si ai ketë kohë priste. Qe në muajt e parë të vitit 1942 vihet në krye të formacioneve luftarake partizane dhe behet antar i Partisë Comuniste. Si komisar dhe komandant i çetave dhe batalioneve të para partizane në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokaster, do të shpaloste jo vetëm trimërinë dhe guximin etij, por edhe përvojen, aftësitë dhe talentin si komandant.
Besnikëria ndaj idealeve të shenjta të Luftës Antifasciste Naçionalçlirimtare si dhe aftësitë e tij drejtuese qenë të dhëna të besueshme për ti ngarkuar detyra të larta dhe me përgjegjës. Shefqet Peçit iu ngarkua drejtimi i Brigates së Pestë Sulmese Partizane. Më pas zv/komandant i Divizjonit të Parë Sulmues Partizan.
Shefqet Peçi la emer të mirë dhe të paharuar edhe në trevat jashte kufijve shtetërorë ku ai luftoi. I ngarkuar me detyrën e komandantit të shtabit të forcate të Ushtrisë Naçionalçlirimtare për Kosovën dhe Rafshin e Dukagjinit (ne neri të vendit) ai tregoi edhe pjekuri të lartë politike në trajtimin dhe zgidhjen e shumë problemeve në atë zonë. Ndërkohe pas çlirimit të Gjakovës dhe Prizrenit, ai ngarkoet me detyren e Komandantit të Korparmatëssë Tretë Sulmuese, duke shpalosur dhe ketu aftësitë e një ushtaraku ë Zotë.
Mbas çlirimit ai punoi me ndërgjegje të lartë dhe pa u lodhur, në të gjitha detyrat, fillimisht ushtarake, pastaj në poste të larta shtetërore. Ka kryer detyrën si Ministër i Minierave, Ministër i Komunikazioneve e P.T.T., President i Kontrollit të Shtetit. Ka qenë deputet i Kunvëndit Popullor në të gjitha legjislaturat deri më 31, mars 1991. Më 1970 u zdjodh Zv/President i Presidiumit të Kunvëndit Popullor.
Në perjudhën e fundit të veprimtarisë së tji ka mubluar detyrën e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Naçionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, 1982-92.
Për meritat dhe luftën e tji heroike, veç shumë dekoratave të tyera, i eshte akorduar medalja e artë me motivazion “ HERO I POPULLIT ” si dhe nderimi më i lartë ushtarak demokratik “ GIUSEPPE GARIBALDI ”.
Me gjithë punën e tji të ngjeshur dhe intensive, Shefqet Peçi ka shkruar disa libra me teme nga Lufta Naçionalçlirimtare, si edhe poezi të panumërta, ku shpalosen ndyenyat e tji të pastra, të sinqerta dhe dashuria për njerzit, për natyrën, jetën e fshatit, deshmoret e luftës, të shprehura me një karakter të thellë popullor.
Shefqet Peçi e nisi bukur jetën e tji, dinjitoze e vazhdoi, madhërishëm e mbylli.

Në një moshë pothuaj shkullore, rregjimi i Berishës e akuzoi dhe e burgosi në mënyrë absurde. Kur luftonte për çlirimin e Kukesit (në veri të Shqipërisë), kolaboracionistët shqiptarë të nazistëve tradhëtisht, prapa krahëve vranë 47 partizanë të Brigatës së Pestë në moshë rinore dhe 64 Kosovarë që ishin liruar nga burgu nazist, në kohën që ata ishin duke pushuar, me bukë në gojë. Në kundërpergjigje u vranë 21 kolaboracionistet të nazistëve. Pasardhësit e këtyre, nëpërmjet urdhërit politik të Brishës u hakmorrën duke e burgosur Shefqet Peçin në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore, me këmbë të frakturuar, duke ë rrëmbyer nga shtëpia me barel, në gjëndje kome dhe me serum. Kështu antifashisti, antizogisti, heroi legjendar popullor, mbas burgimeve nga regjmi i Zogut dhe fashizmi, riburgoset edhe nga rregjimi i ashtuquaytur “democratik” i Berishës. Por, trimi nuk mund të tjetërsohet. Ai dijti ti bëjë sfidë regjimit. Deklaroi publikisht se e kishte për nder të vdiste në burgun e Berishës. Dhe spalli grevën e urise dhe atë juridike, duke deklaruar se; « në trupin tim nuk pranoj as ushqim dhe as ilaçet e fashizmit ». Kështu vendosi dhe kështu qëndroi deri në fund. Mbas 12 ditësh burgim ai mbylli sytë në mënurën që dijë të zgjedhin trimat, duke ngelur i pavdeksëm në zemrën e popullit, për të cilin ai shkiu tërë jetën e tij! Vdekja në burg mbetet mister që dota zgjidhë koha dhe historia.
Varrimi i tij u bë me madhështi, siç e meritante, në praninë e mijra pjesmarësve, nga bashkëluftetarët, familjarët, miqtë, e shokët e tij, por edhe nga shumë të panjohur, nga gjithe spektri politik shqiptar. Jehonën e vdekyes së tij në burg e përcollën shumë gazeta e medja të pavarura shqièptare e të huaja.


TIRANË, 10.07.1996

Your opinion is important for the growth and the improvement of our web site.

The message you are sending WILL NOT BE TREATED FOR ANY COMMERCIAL OR ILLEGAL USE.

 







generate new code
CAPTCHA Image

Type the code above

Sending your message. Please wait...

Thanks for sending your message!

The security code entered was incorrect. Please try again.

Please complete all the fields in the form before sending.